Kuvendi i Shqipërisë miraton Ligjin për ndaljen e lojërave të fatit
25 tetor 2018
| 15:17
Kuvendi i Republikës së Shqipërisë ka aprovuar me shumicë votash Ligjin për lojërat e fatit, me anë të së cilit pas 31 dhjetorit të këtij viti ndalohet kjo veprimtari.
Miratimin e këtij ligji e ka përshëndetur kryeministri i vendit, Edi Rama.
“Kuvendi sapo miratoi me 100 për qind të deputetëve të pranishëm ndalimin e bixhozit (kazino elektronike dhe baste të çdo lloji off apo online) në 31 dhjetor. Fjalët mbrapsht shpifësve të çdo kanali e portali, ndërsa me aktorët e Kinoshqupit kemi dhe gjyqet se do paguajnë një më një ata”, ka shkruar Rama në llogarinë e vet në “Twetter”.