Kuvendi i Shqipërisë nderon viktimat e aksidentit në Bullgari
25 nëntor 2021
| 11:08
Kuvendi i Shqipërisë ka nisur mbledhjen e sotme me një minutë heshtje në nder të jetëve të humbura në tragjedinë e ndodhur në Bullgari.
45 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut gjetën vdekjen kur autobusi me të cilin udhëtonin u aksidentua dhe shpërtheu në flakë në autostradën Struma të Sofjes.
Nga kjo tragjedi arritën të shpëtonin 7 persona, të cilët aktualisht në spital në Bullgari.