Kuvendi i Shqipërisë ndryshon “formulën” e reformës zgjedhore
24 prill 2019
| 15:23
Është mësuar se Kuvendi i Shqipërisë ka ndryshuar formulën për në Komisionin e Reformës Zgjedhore.
Nga 18 anëtarë, është bërë me dije se ky komision do të bëhet me 10 anëtarë.
Partia Socialiste do të përfaqësohet nga Damian Gjiknuri, Blerina Gjylameti, Bashkim Fino, Klotilda Ferhati dhe Alket Hyseni.
Anëtarët e opozitës së re do të jenë Rudina Hajdari dhe Andi Përmeti, kurse anëtarë nga grupi i pavarur do të jenë Ralf Gjoni dhe Nimet Musaj.
Ndryshimet do të miratohen nesër ( e enjte) në seancën plenare. Afati i këtij komisioni do të shtyhet deri më 28 nëntor, ku përfshihet të vendoset edhe ndryshimi i sistemit.
Bashkëkryetar i këtij komisioni është bërë me dije se do të jetë Damian Gjiknuri, si dhe pritet edhe ‘vëzhguesi’ nga PD-ja. /TCh/