Kuvendi i Shqipërisë nis seancën me një minutë heshtje për Afrim Bunjakun

02 tetor 2023 | 19:09

Kuvendi i Republikës së Shqipërisë ka nisur seancën plenare 4-orëshe të hënën e 2 tetorit me një minutë heshtje për nder të rreshterit të ndjerë të Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku i cili u vra nga grupet terroriste të dielën e 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit.

Partia Demokratike kërkoi më herët që të thërrasë në interpelancë kryeministrin shqiptar, Edi Rama, lidhur me deklaratat e tija të mëparshme mbi veriun e Kosovës, pas sulmit terrorist serb.

Kryeministri Rama ka kërkuar në këtë rast edhe ndërhyrjen e paqeruajtësve të KFOR-it, për t’u vendosur në mbajtjen e rendit në komunat veriore me shumicë serbe.

Një deklaratë kjo, e cila nuk është pritur mirë as nga faktori politik në Kosovë e as nga opozita shqiptare dhe pikërisht kjo e fundit, mbi disa parime e kërkon interpelancën.

Në bazë të një shkrese dërguar në Kuvendin e Shqipërisë nga deputeti demokrat Kreshnik Çollaku, shpjegohet se reagimet nga Qeveria shqiptare kanë qenë kontradiktore.

“Ndërsa nga një anë dënohej akti, nga ana tjetër hezitohej të thirrej në përgjegjësi për këtë akt Beogradi dhe Presidenti Vuçiç. Postimet në rrjetet sociale të Kryeministrit, në të cilat cilësohej ngjarja e ndodhur si një “tragjedi” krijuar konfuzion në lidhje me qëndrimin e parë të Kreut të Qeverisë në lidhje me ngjarjen. Sikur kjo të mos mjaftonte në konferencën për shtyp Kryeministri Rama, i fundit nga radha i drejtuesve politik të shumë vendeve fqinje dhe partnere, me se fundmi deklaroi përgjegjësinë e Serbisë mbi ngjarjen”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
U përfol nëpër rrjetet sociale se sonte starton Edicioni i…