Kuvendi i Shqipërisë rrëzon dy dekrete të presidentit Meta
19 shtator 2019
| 15:17
Kuvendi i Shqipërisë sot ka rrëzuar dy dekrete të presidentit Ilir Meta, atë për Kodit Penal dhe për Ligjin e Akademisë së Shkencave.
Dekreti i parë është rrëzuar me 85 vota kundër, 11 pro dhe 2 abstenime.
Kurse dekreti për Ligjin e Akademisë së Shkencave ka marrë 78 vota kundër dhe 20 pro.
Po ashtu, Kuvendi ka miratuar edhe vendimin për anëtarët zëvendësues në komisione.