Kuvendi i Shqipërisë sot “vulos” ndryshimet kushtetuese për zgjedhjet

30 korrik 2020 | 09:48

Kuvendi i Shqipërisë do të mbajë sot seancën e fundit plenare për këtë sesion para se të nis pushimet.

Në rend dite është miratimi i ndryshimeve kushtetuese për zgjedhjet.

Mbledhja e një dite më parë përfundoi pa konsensus mes palëve.

PS-januk tërhiqet nga votimi i 30 korrikut, ndërsa PD-ja kërkon që kjo nismē të tërhiqet nga parlamenti për t’u dakordësuar fillimisht në Këshillin Politik.

Edhe pa dakordësinë e PD-së, socialistët duket se do të votojnë nismën që do të çojë në hapjen e listave dhe heqjen e koalicioneve parazgjedhore.

Një ditë më parë edhe Ambasada amerikane i dha legjitimitet parlamentit për nismën kushtetuese, por i kujtoi PS-së që PD-ja dhe LSI-ja janë një realitet politik.

Ambasadorja amerikane i kujtoi Edi Ramës premtimin e dhënë që me votimin e 30 korrikut nuk mbyllet dialogu për listat dhe koalicionet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Federatës së Futbollit të Italisë, Gabriele Gravina, ka…