Kuvendi ia heq imunitetin Arben Ahmetajt, i hap rrugën SPAK për ta arrestuar
14 korrik 2023
| 14:02
Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar kërkesën e SPAK-ut për arrestimin e deputetit Arben Ahmetaj.
Me 117 vota pro dhe 3 abstenim, deputetët kanë autorizuar SPAK-un që të ushtrojë edhe kontroll në banesën e ish-zëvendëskryeministrit Ahmetaj.
Deputetët të cilët kanë abstenuar vendimin ishin Fatmir Mediu, Vangjel Dule dhe Agron Duka. Të gjithë deputetët e tjerë që ishin të pranishëm, ashtu sikurse edhe kryeministri Edi Rama, kanë votuar pro.