Kuvendi jep lejen që Ushtria e Kosovës të marrë pjesë në misione paqeruajtëse
Deputetët e Kuvendit të Kosovës, kanë votuar pro dërgimit të kontingjentit të Forcës së Sigurisë së Kosovës jashtë vendit.
Me 92 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, deputetët kanë dhënë miratimin për dërgimin e pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës në misione paqeruajtëse, në kuadër të Forcës Kombëtare të shtetit të Iowas, SHBA.
“Ju do ta bëni realitet një ëndërr të kamotshme të shumë brezave”, tha kryeministri në detyrë Avdullah Hoti, teksa ftoi deputetët ta votojnë Propozim-Vendimin e Qeverisë për dërgimin e Kontingjentit të Forcës së Sigurisë së Kosovës jashtë vendit.
Kurse, ministri i Mbrojtjës Anton Çuni e ka quajtur këtë, mundësi unike për shtetin e Kosovës dhe ushtrinë e saj. “Mundësia që FSK-ja t’i bashkohet Gardës së Iowas është një mundësi unike për të fuqizuar subjektivitetin ndërkombëtar të shtetit të Kosovës. Përkushtimi e profesionalizimi i FSK-së po vlerësohet edhe nga ndërkombëtarët”, ka thënë ministri në detyrë i Mbrojtjes, Anton Çuni