Kuvendi kalon në lexim të parë Projektligjin për Art dhe Kulturë
Me 64 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi sot kaloi në lexim të parë Projektligjin për Art dhe Kulturë, i cili ofron zgjidhje për probleme shumëvjeçare, si për institucionet publike të kulturës ashtu edhe për atë të skenës së pavarur kulturore.
Risitë e Projektligjit:
•Themelohet Këshilli i Skenës së Pavarur Kulturore;
•Themelohet Këshilli Kombëtar i Arteve;
•Hartohet Rregullorja e re për subvencionim në fushën e artit dhe kulturës;
•Njohje ligjore për Skenën e Pavarur Kulturore;
•Njohje ligiore për statutin e artistit të pavarur dhe artistit meritor;
•Riorganizohen organet drejtuese të institucioneve publike të artit dhe kulturës;
•Zëvendësohen Këshillat drejtues me Këshillat profesional;
•Krijohet bazë ligjore për themelim të institucioneve publike të artit dhe kulturës;
•Themelohet Muzeu i Artit Bashkëkohor.