Kuvendi këtë javë i mban dy seanca plenare
20 maj 2024
| 13:06
Kuvendi i Kosovës këtë javë do të mbajë dy seanca parlamentare njëra do të zhvillohet të enjten dhe tjetra të premten.
E para seancë mbahet më 23 maj nga ora 10:00, ku do të jenë në rend dite pikat e seancës së kaluar, përfshirë edhe ato për marrëveshjet ndërkombëtare.
Seanca e dytë do të zhvillohet më 24 maj të premten nga ora 11:00, ku do të ketë debat parlamentar me kërkesë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), diskutim për tri vjet qeverisje të Lëvizjes Vetëvendosje.