Kuvendi këtë javë shqyrton rezolutën për koeficientin e pagave
Kuvendi i Kosovës këtë javë do të mbajë tri seanca. Kështu ka bërë me dije shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.
“U dakordam që këtë javë të kemi tri seanca. E para është ajo e 26 tetorit, ditën e enjte në orën 10:00 një seancë e cila do të trajtojë pikat e papërfunduara nga dy seancat e tjera, ajo e 26 shatorit dhe 4 tetorit, ndërsa të njëjtën ditë me fillim në orën 12:00 do të fillojë një seancë tjetër, kërkesë e deputetëve të opozitës me 41 nënshkrime, e cila do të trajtojë një rezolutë për koeficientin e pagave në sektorin publik, përderisa kryesia është dakorduar që seancë të mbajë edhe të premten me fillim në orën 11:00. Në këtë seancë do të diskutohet dhe do t’i jepet mbështetje e mëtutjeshme rezolutës së miratuar në PE-ja lidhur me ngjarjet e 24 shtatorit”, ka thënë Kusari-Lila.