Kuvendi këtë javë shqyrton shtatë marrëveshje ndërkombëtare
20 shkurt 2023
| 15:27
Kryesia e Kuvendit të Kosovës, ka caktuar dy seanca për këtë javë njëra prej të cilave është me pikat e papërfunduara nga viti i kaluar.
Të mërkurën, deputetët do të trajtojnë pikat e mbetura nga seanca e 23 dhjetorit të vitit të kaluar, ku ndër të tjera janë katër marrëveshje ndërkombëtare të cilat kanë mbetur pa miratuar për shkak të kuorumit.
Ndërsa të enjten Kuvendi do të mblidhet në seancë të rregullt dhe ndër te tjera do të shqyrtohen tri marrëveshjet ndërkombëtare që dalin nga procesi i Berlinit.
Në seancën e së mërkurës është bartur edhe debati parlamentar që lihet me raportin e Komisionit Evropian për Kosovën, për vitin 2022, pikë kjo që kishte qenë në agjendën e 23 dhjetorit.