Kuvendi Komunal i Dragashit nxjerrë deklaratë që mbron vlerat e UÇK-së

21 korrik 2020 | 17:34

Kuvendi Komunal i Dragashit ka mbajtur të martën një mbledhje të jashtëzakonshme, ku asamblistët e PDK-së, kanë propozuar miratimin e një deklaratë në të cilën vlerësohet lufta e drejtë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), përkrahur nga forcat e NATO-s, në krye me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kjo deklaratë ka marrë është përkrahur nga të gjitha grupet e asamblistëve me përjashtim të asamblistit të Vetëvendosjes.

Deklarata në fjalë e vlerëson si të paprecedent dhe ka dënuar publikimin e njoftimit të Zyrës së Prokurorit të Specializuar për aktakuzë ndaj dy liderëve kryesorë të UÇK-së, Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit, duke shprehur bindjen për pafajësinë e tyre.

Edhe përfaqësuesit e partive tjera të përfaqësuara në Kuvendin Komunal të Dragashit kanë shprehur përkrahjen e tyre për luftën e drejtë të UÇK-së, nevojën për një bashkëpunim më të mirë institucionalë dhe për nevojën për hartimin e ligjit me të cilën do të mbroheshin vlerat e luftës në mënyrë institucionale.

Po ashtu, asamblistët kanë theksuar se lufta për çlirim ka qenë luftë e drejtë, mbrojtëse dhe pjesëtarët e UÇK-së janë heronj, të cilët deri më tani janë ballafaquar më shumë sfida dhe tentativa të pareshtura për etiketim e njollosje. Ata kanë thënë se agresori i vërtetë është Serbia, dhe kriminelët e vërtetë janë përtej kufirit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka ndërruar jetë anëtari i LDK-së nga komuna e Rahovecit,…