Kuvendi Komunal i Drenasit i jep mbështetje iniciativës që lulëkuqja të bëhet simbol i gjenocidit
26 janar 2023
| 10:36
Në mbledhjen e 25 janarit, Kuvendi Komunal i Drenasit i ka dhënë mbështetje unanime kërkesës të cilën Qendra “Gjenocidi në Kosovë- Plagë e Hapur” ia ka drejtuar institucioneve të Kosovës, që lulëkuqja me katër petale të bëhet simbol unik përkujtimor i viktimave të gjenocidit në Kosovë.
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” falënderon Kuvendin Komunal të Drenasit si dhe të gjithë asamblistët e saj për unitetin e treguar në këtë mbështetje të rëndësishme.