Kuvendi Komunal i Ferizajt në vitin 2018 ka aprovuar 109 vendime
Kryesuesja e Kuvendit Komunal të Ferizajt, Kristina Gashi-Bytyçi, ka mbajtur konferencën e fundit për këtë vit.
Ajo në këtë konferencë ka paraqitur të arriturat, por edhe sfidat me të cilat është përballur gjatë këtij viti.
Kryesuesja Gashi- Bytyçi, është shprehur se ka kultivuar marrëdhënie të mira me qytetarët, shoqërinë civile, përfaqësuesit e partive politike KFOR-in amerikan, ndërsa ka shtuar që se bashku me kryetarin e Komunës së Ferizajt Agim Aliu, kanë rritur edhe nivelin e transparencës për të kthyer besueshmërinë e organit më të lartë legjislativ.
Më tutje, ajo ka bërë me dije se Kuvendi Komunal i Ferizajt gjatë këtij viti 2018 ka mbajtur 11 seanca të rregullta dhe 1 seance solemne, si dhe ka aprovuar 109 vendime që kanë qenë të propozuara nga drejtoritë përkatëse.
/Epoka e re/