Kuvendi Komunal i Gjilanit miraton buxhetin 32 milionë euro për vitin 2023
Kuvendi Komunal i Gjilanit ka miratuar sot propozim-buxhetin për vitin 2023, në një seancë ku ka marrë pjesë edhe kryetari i komunës, Alban Hyseni.
Fillimisht, kryesuesi i Kuvendit, Arianit Sadiku ka propozuar që në seancën e sotme të shqyrtohet dhe miratohet vetëm propozim buxheti për vitin 2023, ndërsa pikat tjera të shtyhen për seancën e aradhes, e cila do të ftohet shumë shpejt.
Riad Rashiti, drejtor i Financave, ka thënë se miratimi i buxhetit për vitin 2023 është hap i rëndësishëm për qytetarët e Gjilanit.
“Buxheti për vitin 2023, në shumë prej 32,599,281 euro, është për 3.5 milionë më i madh krahasuar me vitin aktual. Ky buxhet sigurohet nga granti qeveritar – 27,646,695 euro dhe të hyrat vetanake – 4,952,586 euro. Nga kjo shumë, për subvencione janë planifikuar 1,195,000 euro, ndërkaq për investime kapitale – 8,435,158 euro”, ka thënë Rashiti.