Kuvendi Komunal i Istogut voton deklaratën për mbrojtjen e vlerave të luftës së UÇK-së
21 korrik 2020
| 14:20
Kuvendi Komunal i Istogut ka votuar sot deklaratën për mbrojtjen e vlerave të luftës çlirimtare të UÇK-së.
Për këtë deklaratë kanë votuar për asamblistët e PDK-së, të LDK-së dhe AAK-së, Iniciativa Qytetare (një), ata të LV-së abstenuan, kurse një asamblist nga komuniteti serb ka votuar kundër.
Kjo deklaratë është propozuar nga Grupi i Asamblistëve të PDK-së.