Kuvendi Komunal i Malishevës përkrah kërkesën që lulëkuqja të bëhet simbol i gjenocidit në Kosovë
31 dhjetor 2022
| 18:23
Kuvendi Komunal i Malishevës ka miratuar deklaratën përmes së cilës mbështetë kërkesën të cilën Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” ia ka drejtuar institucioneve të Kosovës, që lulëkuqja me katër petale të bëhet simbol zyrtar i përkujtimit të viktimave të gjenocidit në Kosovë.
Në këtë deklaratë ndër të tjera thuhet: Lulëkuqja me katër petale, që sipas ideatorëve simbolizojnë katër format e veprimeve gjenocidale të shtetit serb ndaj shqiptarëve, e që janë vrasjet, dhunimet, spastrimi etnik dhe shkatërrimi i trashëgimisë kulturore e cila shpreh identitetin tonë etnik, është shenja më adekuate për ta kthyer në simbol përkujtimi”.