Kuvendi Komunal i Podujevës dërgon në shqyrtim publik hartën zonale

13 korrik 2021 | 13:24

Kuvendi i Komunës së Podujevës ka mbajtur të martën një mbledhje të jashtëzakonshme, në të cilën ka miratuar propozimin për ta dërguar në shqyrtim publik Projekt-hartën Zonale të Komunës së Podujevës 2020 – 2028

Drejtori i Drejtorisë së Planifikimit Urban dhe Mbrojtje të Mjedisit (DPUMM), Bujar Hasani, ka thënë se projekt-propozimi për Hartën Zonale të Komunës së Podujevës, ka ardhur në Kuvend për të shkuar në shqyrtim publik në afat të përshpejtuar prej 15 ditësh pas marrjes së konfirmimit nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI).

Ai ka thënë se Harta Zonale është një ndër dokumentet më të rëndësishme të komunës dhe si e tillë është trajtuar me kujdes të veçantë në mënyrë që në fund ta kemi një dokument funksional dhe që u ofron zgjidhje në shumë çështje çoftë në aspektin zhvillimor dhe infrastrukturor.

Në këtë mbledhje kanë qenë të pranishëm kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, nënkryetarja Marigona Lahu dhe drejtorët e kësaj komunë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, bashkë me…