Kuvendi komunal i Podujevës, vizitë studimore edhe në komunën e Ulqinit

05 dhjetor 2022 | 12:11

Në kuadër të vizitës studimore, delegacioni i Kuvendit Komunal të Podujevës, i prirë nga kryesuesi Hilmi Hoxha, ka vizituar edhe komunën e Ulqinit, ku u pritën nga kryetari i Kuvendit të kësaj komune, Ardijan Mavriq, sekretarja e kuvendit, Valdete Osmani dhe anëtarët e sekretarisë.

Kryetari Mavriq, duke i uruar mirëseardhje mysafirëve nga komuna e Podujevës, u shprehur i lumtur që për herë të parë një delegacion nga komuna e Podujevës viziton komunën e Ulqinit.

Mavriq, me këtë rast ka folur për qeverisjen lokale, ku prezantoi edhe parimet kryesore të funksionimit të kuvendit komunal, strukturën e kuvendit, miratimin e vendimeve, kompetencat si dhe sfidat e kuvendit.

Ndërsa, kryesuesi i Kuvendit komunal të Podujevës, Hilmi Hoxha, ka falënderuar kryetarin Mavriq, për mikpritjen vëllazërore dhe theksoi se komuna e Podujevës është e gatshme për krijimin e bashkëpunimit mes dy komunave me qëllim të shkëmbimit të përvojave të mira dhe bashkëpunimit në projektet e ardhshme në fusha të ndryshme, të kulturës, sportit dhe turizmit.

Anëtarët e delegacionit nga Kuvendi Komunal të Podujevës u interesuan për funksionimin e Kuvendit Komunal të Ulqinit dhe e falënderuan kryetarin Mavriq për mikpritjen e ofruar.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Hapësira publike e gjithë bulevardit “Nënë Tereza” nga fillimi në…