Kuvendi Komunal i Prishtinës shkarkon 20 aksionarë të dhjetë ndërmarrjeve publike (emrat)
Me 25 vota për, as një kudër dhe një abstenim Kuvendi Komunal i Prishtinës ka votuar për shkarkimin e 20 aksionarëve të dhjetë ndërmarrjeve publike komunale.
Në mbledhjen e jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal nuk kanë marrë pjesë asamblistët e LDK-së dhe PDK-së. Mbledhja është thirrur nga Lëvizja Vetëvendosje dhe AAK-ja.
Emrat e të gjithë aksionarëve të shkarkuar:
Jeta Hasani-Rafuna dhe Milazim Vitia – Ngrohtorja e qytetit “Termokos”,
Leutrim Retkoceri dhe Granit Geci – Ndërmarrja Publike Banesore,
Muhamet Selmani dhe Shegë Beqiri – Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastrimi”,
Kumrie Shabani-Ramadani dhe Arbnore Ajeti – Ndërmarrja Publike “Hortikultura”,
Agron Canolli dhe Fatmir Dervishi – Ndërmarrja Publike “Trafiku Urban”,
Pëllumb Bajqinovci dhe Elmira Nikçi-Rexha – Ndërmarrja Publike “Sport Marketing”,
Donjeta Dragusha, dhe Amir Simica; – Ndërmarrja Publike “Stacioni i Autobusave”,
Lindita Rexhepi dhe Samir Salihu – Ndërmarrja Publike “Prishtina Parking”,
Dasmor Durmishi dhe Agim Kuleta – Ndërmarrja Publike “Kuzhina Qendrore”,
Dhurata Ratkoceri dhe Fitnete Bejta – Ndërmarrja Publike “Pallati i Rinisë”.
Në media ditëve të fundit është raportuar se zhvillimet e ditës së sotme rrezikojnë ta shpërbëjnë përfundimisht koalicionin, tashmë të lëkundur në mes të LDK-së dhe PDK-së. Sherri mes dy partive në pushtet komunal ka të bëjë me mosmbështetjen e PDK-së për hartat zonale.
Kryetari i komunës së Prishtinës, qysh në shtatorin e vitit të kaluar kishte miratuar vendimin për formimin e një komiteti konsultativ për Hartimin e Planit Zhvillimor dhe hartës zonale.
Ky plan, që orienton zhvillimin e kryeqytetit do të ishte tetëvjeçar. Deri tash, nuk dihet saktë se cilat ishin mospajtimet specifike mes palëve, por dihet që PDK-ja nuk po pajtohet.