Kuvendi Komunal i Rahovecit aprovon tri vendime

30 gusht 2019 | 14:58

Kuvendi Komunal i Rahovecit ka mbajtur mbledhjen e tetë të rregullt, në të cilën janë aprovuar disa vendime, ai për dhënien e pronës së paluajtshme  komunale në shfrytëzim afatshkurtër personave fizik dhe juridik, vendimi për nismën e bashkëpunimit komunal ndërkombëtar për binjakëzimit midis Komunës së Rahovecit dhe Komunës së Frascineto dhe vendimi për nismën e bashkëpunimit komunal ndërkombëtar për binjakëzimit midis Komunës së Rahovecit dhe Komunës së Civita.

Në këtë mbledhje është aprovuar edhe propozimi i kryetarit të komunës për ndryshimin dhe plotësimi i rregullores për taksa, tarifa, ngarkesa dhe gjoba komunale. Kuvendarët kanë aprovuar Rregulloren Komunale për Transparencë Komunale Nr. 03/2019.

Gjithashtu në këtë mbledhje nga drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Përparim Krasniqi është dhënë një informatë mbi implementimin e planit për investime në hapësirat e hapura publike në Komunën e Rahovecit.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Ferizajt pas analizës dhe imputeve të marra nga…