Kuvendi Komunal i Rahovecit miraton buxhetin për vitin 2019
26 shtator 2018
| 17:39
Kuvendi Komunal i Rahovecit të mërkurën ka miratuar buxhetin e kësaj komune për vitin 2019 si dhe Kornizën Afatmesme Buxhetore (KAB) për vitin 2019-2021.
Në favor të këtij buxheti kanë qenë 17 asamblistë, tre kundër dhe tetë kanë abstenuar abstenime është aprovuar buxheti si dhe KAB-i për vitin 2019-2021.
Buxheti i miratuar i Komunës së Rahovecit për vitin 2019 është 13 milionë e 658 mijë e 391 euro të shpërndarë në këto kategori ekonomike: paga dhe mëditje 7 milionë e 435 mijë e 669 euro, mallra dhe shërbime 1 milion e 514 mijë e 331 euro, shpenzime komunale 255 mijë e 500 euro, subvencione dhe transfere 250 mijë euro dhe investime kapitale 4 milionë e 203 mijë e 391 euro.
/Epoka e re/