Kuvendi Komunal i Skenderajt, Gjakovës dhe Vitisë përkrahin simbolin e lulëkuqes

28 dhjetor 2022 | 13:53

Kuvendi Komunal i Skenderajt, Gjakovës dhe Vitisë, kanë përkrahur kërkesën që lulëkuqja me katër petale të jetë simbol i përkujtimit të gjenocidit në Kosovë.

Në seancën e këtyre kuvendeve komunale, të gjithë asamblistët votuan unanimisht deklaratën mbështetëse për kërkesën e Qendrës “Gjenocidi në Kosovë- Plagë e hapur” që lulëkuqja me katër të jetë simboli unik i përkujtimit të viktimave të gjenocidit në Kosovë.

Qendra “Gjenocidi në Kosovë- Plagë e hapur” ka falënderuar të gjithë asamblistët që përkrahën kërkesën që lulëkuqja me katër petale të jetë simbol i përkujtimit të gjenocidit në Kosovë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zyrtari i lartë i PDK-së, Betim Gjoshi,  ka reaguar për…