Kuvendi Komunal i Skenderajt nesër mban mbledhje urgjente
26 mars 2020
| 15:43
Komuna e Skenderajt ka bërë me dije se nesër ( e premte) do të mbahet një mbledhje urgjente e Kuvendit Komunal, ku do të diskutohet për bartjen e mjeteve financiare për menaxhimin e situatës së krijuar nga virusi Covid-19.
“Kryesuesja e Kuvendit Komunal të Skenderajt Fatbardha Haliti, ka thirrur mbledhje urgjente për datën 27.03.2020 (e premte), duke filluar nga ora 13:00, në Qendrën e Kulturës ‘Hasan Prishtina’ në Skenderaj. Në këtë mbledhje do të diskutohet për bartjen e Mjeteve Financiare për menaxhimin e situatës së krijuar nga virusi COVID-19”, ka njoftuar Komuna e Skenderajt.