Kuvendi Komunal në Kamenicë pranon donacion tavolina dhe karrige
08 shtator 2019
| 13:07
Komuna e Kamenicës, përkatësisht Kuvendi Komunal, ka pranuar si donacion nga kompania “IQ to Link” rreth 40 tavolina dhe 35 karrige.
Menaxheri i kësaj kompanie për Kosovë, Arton Dërmaku, ka thënë se ky a inventarë do t’ua lehtësoj sado pak punën e asamblistëve dhe Kuvendit Komunal.
“IQ to Link”, Dega në Kosovë është një kompani gjermane që udhëheqë disa qendra produksioni në Kosovë.
/Epoka e re/