Kuvendi Komunal i Pejës e zgjedh kryesuesin e saj
09 janar 2018
| 21:33
Kuvendi Komunal i Pejës ka arritur të zgjedh për kryesues të saj, Islam Husaj nga radhët e LDK-së.
Kështu ka bërë të ditur për “Gazeta Blic” një burim brenda Kuvendit Komunal të Pejës. Sipas këtij burimi, pas dy raundeve në të cilat dështoi të zgjidhet kryesuesi i kuvendit komunal, në raundin e tretë më 19 vota, nga 18 sa janë të nevojshme është zgjedhur kandidati i LDK-së.
Të nominuar për kryesues të kuvendit komunal pati edhe nga radhët e AAK-së Arbër Grabovci dhe Ukë Selimaj nga radhët e PDK-së, të cilët nuk arriten të sigurojnë shumicën e nevojshme.
Nga zgjedhjet e 22 tetorit, në Komunën e Pejës fitues ka dalë LDK-ja me kandidatin e saj Gazmend Muhaxheri.