Kuvendi Komunal i Prishtinës kujton 20-vjetorin e Epopesë së UÇK-së
05 mars 2018
| 16:39
Kuvendi Komunal i Prishtinës ka mbajtur të hënën seancë solemne për të shënuar 20-vjetorin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Kryesuesi i Kuvendit Komunal, Agim Kuleta, nënkryetari Selim Pacolli si dhe kryetari i Veteranëve të UÇK-së (Dega Prishtinë), Fatmir Sopi, përkujtuan rezistencën e familjes Jashari, rezistencë kjo që u pasua me mobilizim të përgjithshëm dhe i dha hov luftës së drejtë për liri.