Kuvendi Komunal i Prishtinës mban seancë të jashtëzakonshme për ajrin
Kryesuesi i Kuvendit Komunal (KK) të Prishtinës, Agim Kuleta, ka bërë me dije së sot në orën 15:00 do të mbahet një seancë e jashtëzakonshme lidhur me gjendjen e ajrit në kryeqytet.
“Për shkak të gjendjes alarmante sa i përket cilësisë së ajrit, në koordinim me Kryetarin e Prishtinës Shpend Ahmeti, kam thirr mbledhje të jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal të Prishtinës për të diskutuar lidhur me këtë çështje që sot përbën shqetësimin kryesor për secilin prej nesh. Çështja e ndotjes është një çështje shumë komplekse që kërkon angazhimin e secilit prej nesh, qoftë si institucione, qoftë si qytetarë. Është një çështje që kërkon qasje sistematike dhe masa shumëdimensionale. Prandaj, edhe duhet një koordinim i mirë i të gjitha institucioneve kompetente për ta adresuar sa më shpejtë dhe sa më drejtë këtë problem”, ka shkruar Kuleta në llogarinë e vet në “Facebook”.