Kuvendi Komunal i Skenderajt mban seancë solemne
15 shkurt 2018
| 16:35
Kuvendi Komunal i Skenderajt do të mbajë një seancë solemne për nder të 10-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
Kjo seancë do të mbahet më 17 shkurt duke filluar nga ora 11:30.
Me një fjalë rasti në këtë seancë do të paraqitet, kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari.
Po ashtu gjatë kësaj seance solemne do të ndahen edhe disa mirënjohje për personalitete të cilat kanë kontribuuar për liri dhe pavarësi.