Kuvendi, larg përmbushjes së obligimeve të ERA-s dhe të MSA-së

09 qershor 2018 | 09:30

Zëvendëskryetari i parë i Komisionit për Integrime Evropiane, Armend Zemaj, ka bërë me dije se gjatë këtij muaji pritet rekomandimi pozitiv i Bashkimit Evropian për liberalizimin e vizave.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka thënë se data optimale për lëvizje të lirë të qytetarëve të Kosovës në Zonën Shengen është fundi i këtij viti apo fillimi i vitit 2019.

Zemaj ka deklaruar se kauzat e shpikura nga opozita e kaluar, lufta e egër për pushtet, krimi i organizuar e korrupsioni si dhe përfshirja e njerëzve me të kaluar kriminale në Qeveri janë pengesë e përmbushjes së agjendës evropiane dhe ecjes së Kosovës me hapa të shpejtë.

Ai ka vlerësuar se Kuvendi me këtë mazhorancë të brishtë është larg përmbushjes së obligimeve që dalin nga ERA dhe zbatimi i MSA-së.

(Intervistën e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës “Epoka e re”)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha vazhdon të besoi se…