Kuvendi i Malit të Zi voton sot për dërgimin e trupave ushtarake në Kosovë
Si pjesë NATO-së, Mali i Zi e ka për obligim që të kontribuojë në dërgimin e trupave paqeruajtëse nëpër misione.
Kështu së shpejti në Kosovë mund të vijnë 40 anëtarë të forcave ushtarake të Malit të Zi në kuadër të KFOR-it.
Sot Kuvendi i Malit të Zi do të mbajë seancën e radhës ku në rend të ditës është edhe pika për votimin e vendimit të këtyre trupave në Kosovë, njofton “Klan Kosova”.
Sa i përket kësaj çështje ka pasur deklarime të ndryshme për dhe kundër në ditët e kaluara.
Ministri i Mbrojtjes së Malit të Zi, Predrag Boskoviq, ka thënë se duke iu bashkuar NATO-s, kushtet për intensifikim të pranisë nëpër misione ndërkombëtare nënkuptojnë edhe besueshmëri në komunitetin ndërkombëtarë.
Dërgimin e këtyre trupave e kanë kundërshtuar disa prej zyrtarëve të partive opozitare atje, duke thënë se ajo është politikë kundër Serbisë.