Kuvendi i Maqedonisë ratifikon marrëveshjen me Greqinë
Deputetët e Kuvendit të Maqedonisë kanë ratifikuar marrëveshjen me Greqinë, për ndryshimin e emrit të ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë.
Marrëveshja është mbështetur nga 69 deputetë të koalicionit qeverisës.
Partia kryesore opozitare VMRO-DPMNE e ka bojkotuar seancën.
Me marrëveshjen e nënshkruar në fundjavë, Maqedonia është dakorduar me emrin “Republika e Maqedonisë së Veriut”.
Athina dhe Shkupi kanë qenë në mosmarrëveshje për emrin e Maqedonisë qysh në vitin 1991 kur Maqedonia ka shpallur pavarësinë.
Greqia ka refuzuar ta njohë Maqedoninë me këtë emër, duke thënë se një gjë e tillë sugjeron se Shkupi ka pretendime territoriale ndaj një rajoni verior të Greqisë, i cili po ashtu quhet Maqedoni.
Presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, ka paralajmëruar se nuk do ta nënshkruajë marrëveshjen me Greqinë.