Kuvendi mban dy seanca javën e ardhshme
07 prill 2023
| 13:52
Ka përfunduar mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, ku është vendosur që javën e ardhshme të mbahen dy seanca.
Lajmin e ka bërë me dije deputeti i Vetëvendosjes, Armend Muja, në deklarimet pas mbledhjes së Kryesisë.
“Javën që vjen me datën 12 do të ketë një seancë të re të Kuvendit, por që një ditë para do të vazhdojnë pikat që kanë mbetur nga javët e kaluara”, ka thënë Muja.