
Kuvendi mban dy seanca të enjten
19 shtator 2022
| 11:50
Kuvendi i Kosovës këtë të enjte do të mbajë dy seanca plenare.
Lajmin e ka bërë me dije deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi.
Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, ai ka thënë se në mungesë të kuorumit janë caktuar dy vazhdime të seancave me pika të papërfunduara.