![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2020/07/kuvendi-1.jpg)
Kuvendi mban një minutë heshtje për Adem Mikullovcin
17 shtator 2020
| 11:49
Deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës kanë mbajtur sot një minutë heshtje për ndarjen nga jeta të ish-deputetit, Adem Mikullovci.
Në fillim të seancës, kryetarja e Kuvendi, Vjosa Osmani, ka kujtuar vargjet e Azem Shkrelit, me të cilat Mikollovci e kishte hapur seancën e parë të legjislaturës së kaluar si deputeti më i vjetër.
“Para dy ditëve Kosova humbi klasikun e teatrit dhe njëkohësisht një nga kolegët tanë më të dashur, ish-deputetin dhe ish-delegatin e 2 korrikut që me shumë kolegë treguan guxim të pashoq kur të tjerët nuk e kishin atë”, ka thënë Osmani.
Ai ka deklaruar Mikullovci ishte shembull i guximit intelektual dhe njerëzor
.