Kuvendi mban një minutë heshtje për Hilmi Haradinajn
19 qershor 2018
| 11:12
Vazhdimi i seancës plenare të Kuvendit të Kosovës ka filluar me rreth gjysmë ore vonesë.
Pas fillimit të seancës, me propozim të grupit parlamentar të AAK-së, Kuvendi ka mbajtur një minutë heshtje për Hilmi Haradinajn .
Hilmi Haradinaj është babai i kryeministrit Ramush Haradinajt, deputetit Daut Haradinaj dhe i heronjve Shkëlzen dhe Luan Haradinaj.
Ai ka ndërruar jetë dy ditë më parë pas një sëmundje dhe është varrosur me nderime shtetërore, një ditë më parë në vendlindjen e tij, në Gllogjan