Kuvendi mban një minutë heshtje për nëntetaren Hasanaj
08 maj 2019
| 11:37
Kuvendi i Shqipërisë ka mbajtur një minutë heshtje për nëntetaren shqiptare, Zarife Hasanaj, e cila ka humbur jetën në Rigë të Letonisë, si pasojë e shpërthimit të minës.
Me kërkesë të deputetes Rudina Hajdari, Kuvendi ka nderuar sot nëntetaren Hasanaj e cila ka humbur jetën tre ditë më parë, në kampin Adazi në Letoni, pjesë e misionit të NATO-s.
“Iu prehtë shpirti në paqe”, është shprehur kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruci.
Nga shpërthimi i minës në Letoni kanë mbetur të plagosur edhe dy efektivë të Forcave Ajrore, major Klodian Nikolla Tanushi dhe rreshter Julian Xhevat.