Kuvendi mban një minutë heshtje për Shyqri Nimanin
Të enjten ka ndërruar jetë akademiku dhe artisti, Shyqri Nimani.
Lajmin e ka bërë me dije kryetari Glauk Konjufca, gjatë seancë plenare.
Me këtë rast, Kuvendi ka mbajtur një minutë heshtje në nderim të Shyqri Nimanit, ndërsa Konjufca ka lavdëruar veprën e tij artistike që ka lanë pas i ndjeri.
“Sapo e morëm lajmin e hidhur që ka ndërruar jetë akademiku dhe artisti jonë i madh, Shyqri Nimani, mjeshtëri i arteve të bukura. Ishte njëri nga emrat më kulmorë të vendit tonë, i cili pas tij la një karrierë të bujshme dhe me gjurmë të thella artistike me shumë vepra të tij që i gjejmë prej simboleve të Kosova Film e deri te Universiteti i Prishtinës”, ka thënë Konjufca, duke i shprehur ngushëllime familjes Nimani, miqve dhe kolegëve të Shyqri Nimanit.