Kuvendi mban një minutë heshtje për të rënët e masakrës së Likoshanit dhe Qirezit
28 shkurt 2018
| 11:37
Me një minutë heshtje ka filluar seanca e sotme e Kuvendit të Kosovës, ku do të shqyrtohet Projektligji për ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit të kufirit me Malin e Zi.
Nderimi nga deputetët i është dedikuar të rënëve në Betejën e Likoshanit dhe Çirezit në 20-vjetorin e rënies së tyre. Kërkesa për një minutë heshtje është parashtruar nga deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu.
Më 28 shkurt të vitit 1998 tek vendi i quajtur “Te tre lisat” janë zhvilluar luftimet të ashpra në mes të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe forcave serbe. Në këto luftime mbetën të vrarë disa policë serbë.
Si pasojë e kësaj, forcat e armikut rrethuan të dy fshatrat ku ekzekutuan 24 civilë të pafajshëm.