Kuvendi mban seancë, ministrja Hoxha në interpelancë
Sot nga ora 10:00 Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancë plenare, me gjithsej 15 pika në rend të ditës.
Pika e tretë e kësaj seance është interpelanca për ministren e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha.
Hoxha pritet të deklarohet në lidhje me zbatimin e Programit Kombëtar për Zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit (PKZMSA) për kuartalin e katërt (K4) 2017 dhe kuartalin e parë (K1) 2018.
Rendi i ditës:
1. Koha për deklarime jashtë rendit të ditës
2. Koha për pyetje parlamentare,
3. Interpelancë me ministren e Integrimit Evropian, znj. Dhurata Hoxha në lidhje me zbatimin e Programit Kombëtar për Zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit (PKZMSA) për kuartalin e katërt (K4) 2017 dhe kuartalin e parë (K1) 2018,
4. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për aktet juridike,
5. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.05/L-028 për tatimin në të ardhurat personale,
6.Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.05/L-029 për tatimin në të ardhurat e korporatave,
7.Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.05/L-037 për tatimin në vlerën e shtuar,
8. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për miniera dhe minerale,
9. Shqyrtimi i Raportit vjetor financiar për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2017,
10. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës për vitin 2017,
11. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore për vitin 2017,
12. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Agjencisë Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale për vitin 2017,
13. Propozimi për formimin e Komisionit hetimor parlamentar në lidhje me emërimet e shërbyeseve të lartë civilë në Administratën Shtetërore të Republikës së Kosovës,
14. Propozimi për formimin e Komisionit hetimor parlamentar në lidhje me ndriçimin e rastit të dëbimit të gjashtë shtetasve turq më datë 29 mars 2018,
15. Debat parlamentar në lidhje me Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve 2019-2021.