Kuvendi mban seancë, në rend dite shkarkimi i Aida Dërgutit
Kuvendi i Kosovës sot me fillim nga ora 10:00 do të mbajë seancën e radhës plenare.
Në rend të ditës janë gjithsej 10 pika, prej të cilave edhe propozimi i Vetëvendosjes për shkarkimin e nënkryetares së Kuvendit, Aida Dërguti.
Në pikën e 6 të rendit të ditës, Kuvendi do të ketë shqyrtimin e parë të projektligjit për amnisti.
Rendi i ditës:
1. Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,
2. Koha për pyetje parlamentare,
3. Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,
4. Shqyrtimi i Projektligjit për Ratifikimin e Traktatit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Hungarisë për Ekstradim,
5. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për përgjegjësinë disiplinore të gjyqtarëve dhe prokurorëve,
6. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Amnistinë,
7. Emërimi i Drejtorit dhe zëvendësdrejtorit të Sekretariatit Ekzekutiv të Agjencisë për Krahasim dhe Verifikim të Pronës,
8. Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për (1) një anëtar të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës nga komuniteti shqiptar,
9. Propozimi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje për shkarkimin e nënkryetares së Kuvendit, znj. Aida Dërguti.
10. Formimi i Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me shpenzimet për lobim nga ana e Presidencës dhe Qeverisë të Republikës së Kosovës.