
Kuvendi mban seancë solemne në 11-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës
15 shkurt 2019
| 16:03
Kuvendi i Republikës së Kosovës, të dielën më 17 shkurt do të mbajë një seancë solemne për nder të 11-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.
Kjo seancë do të mbahet në orën 10:45 minuta, me të vetmen pikë të rendit të ditës: “Shënimi i 11-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës”.
/Epoka e re/