Kuvendi mban seancë të jashtëzakonshme për dështimet në politikën e jashtme
15 nëntor 2018
| 16:39
Kuvendi i Republikës së Kosovës nesër (e premte), duke filluar nga ora 10:00 do të mbajë një seancë të jashtëzakonshme lidhur me dështimet dhe skandalet në politikën e jashtme të Republikës së Kosovës.
Kjo seancë është iniciuar nga Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe është përkrahur nga 42 deputetë të Kuvendit.
/Epoka e re/