
Kuvendi mban seancë të premten, Hoti në interpelancë për Ujmanin
14 dhjetor 2020
| 14:37
Kuvendi i Kosovës të premten më 18 dhjetor do të mbajë seancën e radhës, ku do të jetë edhe interpelanca e kryeministrit Hoti, lidhur me liqenin e Ujmanit.
Arbërie Nagavci, nënkryetare e Kuvendit, ka thënë se interpelanca e kryeministrit Hoti e iniciuar nga deputet i Vetëvendosjes, Liburn Aliu.
Kjo seancë sipas Nagavcit do të mbahet në orë 11:00. Para, kësaj interpelance, Nagavci ka bërë me dije se do të ketë një seancë për pikat e mbetura nga seancat e kaluara, ku janë rreth 50 pika të rendit të ditës të papërfunduara.
Më tutje, Nagavci ka thënë se në seancë pritet të diskutohet edhe çështja e shkarkimit të bordit të RTK-së.