Kuvendi mban sot dy seanca
Kuvendi i Kosovës pritet të mblidhet sot (e enjte) në dy seanca të ndryshme.
Sipas njoftimit të Kuvendit, seanca e parë pritet të jetë vazhdim i seancës së jashtëzakonshme ku në rend dite janë disa marrëveshje ndërkombëtare dhe pritet të fillojë në orën 10:00.
Ndërsa seanca e dytë e cila në rend dite i ka 23 pika, pritet të fillojë në orën 10:30.
“3. Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-303 për ratifikimin e Amendamentit të Marrëveshjes për Themelimin e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (“Marrëveshja”) – neni 1,
4. Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-301 për ratifikimin e Marrëveshjes për njohjen e kualifikimeve profesionale për infermier, kirurg veterinar, farmacist dhe mami në kontekstin e Marrëveshjes së tregtisë të lirë të Evropës Qendrore,
5. Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-302 për ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë në mes të Republikës së Kosovës përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, dhe Bankës Zhvillimore të Këshillit të Evropës (BZHKE) për Projektin “Banimi social adekuat””, pikat e rendit të ditës së seancës së parë, thuhet në njoftimin e Kuvendit.