Kuvendi mban të hënën seancë, ky është rendi i ditës

17 shtator 2021 | 15:56

Kuvendi i Kosovës do të mbajë të hënë seancë plenare.

Në njoftimin e kuvendit thuhet se seanca do të fillojë nga ora 10:00, dhe në rend dite janë edhe shqyrtimet e dy projektligjeve, përcjell Demokracia.com.

Rendi i ditës:

1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,

2. Pyetjet parlamentare,

3. Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,

4. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-013 për të drejtat pronësore të shtetasve të huaj në Republikën e Kosovës,

5. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-017 për Agjencinë për parandalimin e korrupsionit,

6. Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për 8 (tetë) anëtarë nga komuniteti shqiptarë dhe 1 (një) anëtar nga komuniteti serb në Bordin e RTK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Departamenti Special i Gjykatës së Apelit ka vendosur që të…