Kuvendi mban tri seanca javën e ardhshme

03 mars 2023 | 12:30

Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka vendosur të premten që javën e ardhshme të mbajë tri seanca plenare.

Pas mbledhjes, ushtruesja e shefes së grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka tregua se njëra prej këtyre seancave do të jetë për nderë të “Epopesë së UÇK-së”.

“Sot u vendos që javën e ardhshme të mbahen tri seanca. E para mbahet të hënën në orën 12:00, seancë e veçantë që shënon përvjetorin e Epopesë së UÇK-së. E dyta është më 8 mars, e mërkurë, nga ora 12:00 që është seancë me vazhdime me pikat e papërfunduara dhe seanca e re e Kuvendit që është caktuar për të enjten nga ora 10:00”, ka  thënë Kusari-Lila.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbrëmë në seancën e Kuvendit, e cila ka vazhduar nga…