Kuvendi mbylli punimet e sesionit pranveror
30 korrik 2018
| 20:17
Pas debatit dhjetë orësh rreth dialogut Kosovë-Serbi, i cili nuk përafroi pozitën e opozitën për një platformë të përbashkët në këtë proces, nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti, ka thënë se nga sot ky institucion mbyll sesionin pranveror.
“Në sallë janë 45 deputetë. Mbyllim sesionin pranveror dhe shihemi në sesionin vjeshtor”, ka thënë Haliti.
/Epoka e re/