Kuvendi me rekomandime për luftimin e dhunës seksuale ndaj të miturve
08 shkurt 2019
| 18:24
Kuvendi i Republikës së Kosovës në seancën e jashtëzakonshme, e cila është mbajtur të premten në lidhje me rastin e ngacmimit seksual, përdhunimit seksual dhe abortit të paligjshëm ndaj të miturës nga Drenasi, ka vendosur që të gjitha rekomandime e dala nga kjo seancë të harmonizohen dhe të votohen nga deputetët në mënyrë që të parandalohen rastet e tilla.
Për harmonizimin e këtyre rekomandimeve janë zgjedhur përfaqësuesit e grupeve parlamentare të cilët janë: Fatmire Kollçaku nga Vetëvendosje, Xhevahire Izmaku nga PDK-ja, Albulena Balaj nga Nisma, Driton Qaushi nga PSD-ja, Shkumbim Demalijaj nga AAK-ja, Lirije Kajtazi nga LDK-ja, Duda Balje nga 6+ dhe Mimoza Kusari-Lila nga Alternativa.